Subscribe

Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është duke lënë Bashkimin Evropian, ajo mbetet e angazhuar për sigurinë e vendeve aleate si Shqipëria. Deklaratat u bënë nga Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, pas një takimi me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Michael Fallon: Arsyeja kryesore e vizitës time është për të vëzhguar nga afër stërvitjen “Joint Effort 2016” që po zhvillohet në vendin tuaj, për të cilën Mbretëria e Bashkuar është shumë krenare me pjesëmarrjen e 150 trupave të saj. forcat tona nuk janë këtu për të treguar forcën, por për të demonstruar edhe faktin se pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është duke lënë Bashkimin Evropian, angazhimet tona janë thelbësore për sa i përket politikave të mbrojtjes.

Sipas Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, stërvitja e përbashkët shumëkombëshe që po zhvillohet në Shqipëri është tregues i bashkëpunimit mes vendeve ndërsa ftoi Fallon per angazhimin e Britanisë në ngritjen e qëndrës së ekselencës për luftën kundër terrorizmit. Kodheli tha se bashkëpunimi dypalësh ka arritur në nivele të paimagjinuara më parë ndërsa qëndrimi i Shqipërisë është i palëkundur në rritjen e aktivitetit parandalues dhe ruajtjen e kufijve territorial angazhime këto të marra në Samitin e NATO-s në Varshavë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *