Bota
Britani, sondazhet nxjerrin në epërsi votën për qëndrimin në BE

Votimi ne Referendumin për qëndrimin ose jo ne BE te Britanisë së Madhe po shkon drejt mbylljes. Sondazhet paraprake të publikuara flasin per një avantazh të lehtë më 4 pikë në favor të qëndrimit të vendit në union. Rezultatet zyrtare publikohen te premten. Mbi 46 milionë persona kanë patur të drejtën e votës në këtë votim. Ky është referendumi i trete ne historinë e Britanisë dhe vjen pas nje fushate te ashpër kater mujore te mbështetësve te mbetjes ne familjen europiane dhe kundërshtareve te tij. Çështjet e emigracionit, ekonomisë dhe sigurisë dominuan debatet e fundit televiziv.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



