Opozita në Britaninë e Madhe ka akuzuar kryeministrit Devid Kameron për hipokrizi, pasi ky i fundit deklaroi se ai kishte patur aksione në një kompani offshore të trashëguara nga i ati. Ish-lideri i partisë laburiste Vatson deklaroi se kjo është një goditje morale për Kameron, i cili duhet të ishte treguar i sinqertë me popullin britanik për përfshirje në këtë çështje. Me herët, laburistët u shprehën pro ngritjes së një komisioni që do të merrej me hetimin e përfshirjes së Kameron në kompanitë e  parajsave fiskale. Nje dite me pare, Bashkimi Evropian kërcënoi me sanksione ekonomike shtetin e Panamasë, nëse ky i fundit nuk bashkëpunon për zbardhjen e plotë të skandalit me fshehjen e taksave te njohur si “Panama Papers”. Qëndrimi i ashpër është mbajtur nga komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike, Pierre Moskovici. “Njerëzit janë të lodhur me këto shkelje”, tha Pierre Moscovici, ndërsa shtoi se “sasia e parave, juridiksionet dhe emrat e ndërlidhura me këtë çështje, janë shokuese”. Nga ana e tij presidenti panamez Varela tha se shteti i tij do te bashkëpunoje per zbardhjen e këtij skandali.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *