E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 49 minuta më parë
Bota

Ushtria “rrethon” Londrën, vijojnë hetimet për rrjetin terrorist

Pas sulmit të fundit terrorist në Britani, ushtria ka zbarkuar në Londër për të ruajtur “Buckingham Palace” dhe pika të tjera kyçe të kryeqytetit anglez. Afro 1.000 trupa  ushtarake jane urdhëruar te dislokohen ne mbrojtje te institucioneve te rëndësisë se veçante pas sulmit te fundit ne Mançester ku humben jetën 22 persona.

 

Kjo është hera e para që pas vitit 2003 që ushtria zbret ne rruget e Britanisë, kohë kur Tony Blair mori vendimin ekstrem pas një tjetër kërcënimi terrorist.

 

Reklamë

Nderkohe, tre persona jane prangosur nga policia, e cila po heton ne lidhje me nje rrjet qe mendohet se ka mbështetur 22-vjeçarin Salman Abedi. Mes te arrestuarve është edhe vëllai i terroristit. Niveli i kërcënimit terrorist në Britaninë e Madhe tani është në nivelin më të lartë të tij, atë kritik, çka do të thotë se sulme të tjera mund të ndodhin.

 

Sipas kryeministres Teresa May, ushtria do te patrulloje ne ndihme te policisë, per t’i dhënë agjenteve te Skotland Yard me shume liri veprimi per te bashkëpunuar me banoret dhe per te shkëmbyer informacion me komunitetin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë