E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britani, marrëveshja Brexit për herë të tretë në votim

 Kjo e premte pritej të ishte historike për Britaninë e Madhe pasi do të finalizohej divorci i saj me BE.

 

Pas bisedimeve me udhëheqësit europianë, kryeministrja britanike mundi të fitojë kohë për të arritur dakordësinë e parlamentit britanik në lidhje me marrëveshjen e divorcit, dy herë të hedhur poshtë.

 

Reklamë

Maratona e Brexit ka parë skenarë të ndryshëm deri më sot, pa përjashtuar  edhe dorëheqjen e kryeminstres.

 

Megjithatë Theresa May ka arritur që të cojë për herë të tretë në votim marrëveshjen e divorcit. Nëse sot nuk miratohet plani i saj, pasojat për vendin do të ishin edhe më të vështira pasi do të rrezikonin zvarritjen e BREXIT për të paktën edhe 5 vjet.

 

Ndërkohë parlamenti britanik duket i ndarë në katër grupe; një pjesë miratojnë marrëveshjen e kryeministres, një pjesë nuk duan marrëveshje, të tjerë që duan një referendum të dytë dhe ata që kërkojnë një Brexit të moderuar.

 

Sfida e britanikëve është gjetja e një kompromisi për të kombinuar mundësitë dhe të arrihet një marrëveshje e përbashkët.

 

 

Ligjvënësit britanikë sot do të votojnë vetëm një pjesë të marrëveshjes për të cilën është arritur pajtueshmëri me Bashkimin Evropian. Sa do të kushtojë Brexiti, të drejtat e qytetarëve dhe kufirin e diskutueshëm irlandez. Nëse arrihet shumica , kjo do të thotë se Britania do të largohet nga blloku evropian më 22 maj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë