E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Britani/ kapet shqiptari me 300 mijë paund kanabis

Një shqiptar ka  rënë në prangat e policisë Britanike pasi akuzohet për prodhim të lëndëve narkotike.

 

Arrestimi i shqiprarit me iniciale B.H., 46 vjeç, ka bërë bujë në mediat Britanike. Arrestimi i tij është bërë me 4 shkurt në një fabrikë kanabisi.

 

Reklamë

Ndaj tij rëndon akuza e prodhimit të lëndëve narkotike të llojit marijuanë. Të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës dhe avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij e ka pranuar se ishte i përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike të klasit B.

 

Sipas dëshmive, shqiptari ishte dërguar aty nga një shtetas belg, ndërsa enigmë mbetet mënyra se si ka prekur në tokën angleze pasi nuk i është gjetur asnjë dokument.

 

Pas hetimeve rezulton se 46-vjeçari shërbente paralelisht në dy shtëpi të mbjella me kanabis të shtrira përgjatë një rruge në zonën e Cheltenham.  Policia arriti të asgjësonte  360 bimë kanabisi, të cilat sipas përllogaritjeve paraprake thuhet se kapnin në tregun e zi vlerën financiare 300 mijë paund.

Vazhdo të lexosh

Reklamë