E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 21 minuta më parë
Bota

Britani, kanabis në bunkerin bërthamor

Nje sasi e konsiderueshme bimësh kanabisi, me një vlere tregu deri ne 1 milionë sterlina, janë zbuluar nga policia britanike ne një bunker nëntokësor bërthamor ne zonën e Wiltshire. Sipas hetuesve britanike, ky është nje nga zbulimet me te mëdha qe shërben edhe si një prove per teknikat e sofistikuara te përdorura nga grupet kriminale per kultivimin e kanabisit.

 

Detektivet thonë se ne bunker kishte rreth 20 dhoma ne dy katet e tij dhe ne secilën prej tyre, janë gjetur bime kanabisi te rritura ne sera. Policia britanike ka arrestuar gjashtë persona, tre brenda ambienteve të bunkerit dhe tre jashtë, që mendohet së ishin rojet dhe kultivuesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë