Britania do të shtrijë fushatën e saj të vaksinimit kundër koronavirusit tek 16 dhe 17-vjeçarët, thanë sot zyrtarët shëndetësorë.

 

Një gjë e tillë u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë Sajid Javid në një deklaratë për shtyp. Programi do të fillojë në javët e ardhshme.

 

“Pas rishikimit të kujdesshëm të të dhënave të fundit, ne rekomandojmë që 16-vjeçarëve të shëndetshëm dhe 17-vjeçarëve t’u ofrohet doza e parë e vaksinës Pfizer / BioNTech. Rekomandimi se kur të jepet doza e dytë e vaksinës do të publikohet më vonë”, tha Wei Sen Lim, kryetare e Komitetit të Përbashkët të Vaksinimit dhe Imunizimit JVCI.

Deri më sot, të rinjtë mbi 16 vjeç nuk konsideroheshin grupe me rrezik të lartë.

Vetëm vaksina Pfizer/BioNTech është miratuar për t’u përdorur për mbi 12 vjeçarët nga autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *