Subscribe

Tereza May është kryeministrja e re e Britanisë. 59-vjeçarja qe ka mbajtur postin e sekretares per çështjet e Brendshme pranoi ftesën e Mbretëreshës per te krijuar qeverine e re pas dorëheqjes se David Cameron. Ajo behet kryeministrja e dyte femër ne vend pas Margareth Thecer. Ne fjalimin e pare si kryeministre May deklaroi se misioni i saj do te jete ta beje Britaninë me te mire.

Theresa May: Qeveria qe une drejtoj nuk do te nxitet nga interesat e atyre pak te privilegjuarve, por nga tuajat. Do te bëjmë gjithçka te mundemi qe t’u japim me shume kontroll per jetën tuaj. Kur te marrim vendime te medha, nuk do te mendojmë per te fuqishmit, por per ju. Kur te kalojmë ligje te reja, nuk do te dëgjojmë te fuqishmit, por ju. Persa u përket taksave prioritet nuk do te kene te pasurit, por ju.

Me heret, David Cameron u largua nga Downing Street, per t’i hapur rrugën pasardhëses se tij. Pas gjashte vitesh qëndrimi ne krye te qeverise ai është i bindur se vendi eshte me i forte.

David Cameron: Kur erdha per here te pare ne Downing Street ne majin e 2010-es thashë se do t’i përballojmë problemet si nje vend dhe do te marrim vendime te vështira, qe dite me te mira te vijnë. Nuk ka qene nje udhëtim i lehte dhe jo çdo vendim qe kemi marre ka qene i duhuri. Por unë besoj se sot vendi ynë eshte me i forte dhe ekonomia jone me e forte. Kemi ulur deficitin me 2/3, janë punësuar edhe 2,5 milionë njerëz, jane hapur me shume se 1 milion biznese.

Ne fund te mandatit, Cameron beri edhe nje apel qe Britania te qëndrojë prane BE, pasi kjo do te jete ne te mire te tregtisë, bashkëpunimit dhe sigurisë se vendit. Pasardhësja e tij May, do te kete detyrën e vështire per te pakësuar demin qe do te pësoje tregtia dhe investimet gjate rinegociimit te raporteve te vendit me partneret evropiane.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *