Pas 48 vitesh anëtarësi, Britania e Madhe është larguar zyrtarisht nga Bashkimi Europian. Nga mesnata, midis dy palëve, kanë hyrë në fuqi marrëveshjet për udhëtim, tregti, migrim dhe bashkëpunim në siguri.Kryeminsitri Boris Johnson deklaroi se dhurata e tij për britanikët, në këtë vit të ri, ishte liria.

BORIS JOHNSON
KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE

“Tani që procesi i shkëputjes nga BE-ja ka përfunduar, ne kemi zotësinë për t’i bërë gjërat ndryshe dhe më mire. Do të ketë shumë nga ata që do të jenë shumë të lumtur për t’i thënë lamtumirë zymtësisë së vitit 2020. Por ky ishte gjithashtu viti kur rizbuluam një frymë bashkësie. Në vitin 2021 ne kemi në dorë lirinë tonë dhe na takon neve ta shfrytëzojmë maksimalisht. Gezuar Vitin e Ri!”

Britania e Madhe ka vendosur të largohet nga Bashkimi Europian në një referendum të mbajtur më 23 qershor të vitit 2016. Pas disa vitesh negociata, vendi u largua nga blloku më 31 janar të vitit 2020 por periudha e tranzicionit ka vazhduar deri më 31 dhjetor.

Ndikimi do të ndihet nga miliona njerëz me lidhje midis MB dhe BE ndërsa jetojnë, udhëtojnë, punojnë dhe studiojnë në vende të tjera.

Parimi i BE-së për lëvizjen nuk vlen më për Mbretërinë e Bashkaur, e cila do të prezantojë një politikë të re të imigracionit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *