E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Britani, 17 vjet burg për shqiptarin

Nje shqiptar u dënua me 17 vjet e gjysme burg nga një gjykate britanike, si pjese e nje grupi te trafikut te drogës nga Holanda drejt Britanisë. Petrit Kastrati ishte një nga 6 te arrestuarit nga agjencia e luftës kundër krimit. Droga e trafikuar ne vitet 2014-2015 kapte ne treg vlerën e 1,6 miliard sterlinave. Grupi i trafikanteve përdorte ambulancat per transportin e drogës, kryesisht kokaine dhe heroine dhe pjesëtaret e tij hiqeshin si infermiere qe çonin apo merrnin paciente ne spitalet e Londrës. Ata përdornin dokumente false, pajisje mjekësore dhe mbanin uniforma për të mashtruar doganieret, por u pikasen ne nje nga keto udhëtime vitin e kaluar. Gjate aktivitetit kriminal, grupi kishte kryer 45 udhëtime nga Amsterdami drejt Britanisë dhe droga ishte e fshehur ne ambulancat e modifikuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë