Subscribe

 

Në mungesë të një pritje zyrtare ne aeroport nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, Briken Calaj e ndau gëzimin për triumfin në Kampionatin Europian me bashkëqytetaret e tij.

 

Fituesi i 3 medaljeve ë arta në Evropianin e peshëngritjes ne Rumani, u prit mes entuziazmit nga qindra qytetare të Cërrikut dhe nga kreu i bashkisë Altin Toska i cili i dhuroi atij certifikatën “Nderi i qytetit“.

 

Sportisti i talentuar fillimisht u kujdes te sqaronte pjesën e dopingut, aspekt që është kthye në një makth për peshëngritësit shqiptare ne vitet e fundit.

 

Sa i përket dopingut jam i sigurt pasi kam bërë dy teste para takimit. Jam i sigurt në pastërtinë time.

 

Me pas njeriu që fitoi 3 medalje te arta në peshën 69 kg, kishte edhe një mesazh për federatës e peshëngritjes dhe qeveritaret e tjerë.

 

Është një moment historik për mua. Realizova ëndrrën time. E gjithë kjo falë këmbënguljes dhe vullnetit si dhe stërvitjes „çnjerëzore“.Federata ka qenë indiferente. Ata nuk më pritën. Të vetmit që më pritën ishin sportdashësit. Ishin njerëzit e thjeshtë. As qeveritarët nuk u kujtuan. Do vazhdoj të marr medalje e të nderoj Shqipërinë.

 

Nëse gjithçka shkon ok- edhe pas ardhjes se përgjigjeve te testeve antidoping, Briken Calja duhet të përfitojë 4 milion leke te reja për medaljen e artë në dygarësh në Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *