Subscribe

Në një takim me të rinjtë, ku u fol për çështjet e mjedisit, ambasadori amerikan Donald Lu, nuk e fshehur besimin se ky brez do e bëjë Shqipërinë më të mirë.

“Unë besoj se të rinjtë udhëheqin jo vetëm në mjedis, por në përmbushjen e të gjitha ëndrrave të kësaj gjenerate. Pa dyshim një botë më të mirë dhe më të pastër për ju dhe fëmijët tuaj të ardhshëm, por gjithashtu një sistem politik të lirë nga korrupsioni dhe kriminelë.”

Për të treguan angazhimin e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit, ambasadori Lu rrëfeu historinë e një miku të tij shqiptar.

“Kam një mik shqiptar dhe po i tregonim njëri-tjetrin për pushimet e verës dhe unë i thashë se çfarë bëmë ne gjatë pushimeve. Ai më tha si kishte shkuar në plazh dhe kishte marrë me vete djalin e tij dhe po pushonin në det dhe ai pasi mbaroi shishen e tij të ujit dhe pasi e mbaroi atë e hodhi në det. djali i tij që është 5 vjeç ishte aq i inatosur me të atin, po i bërtiste atij që bëri pis planetin dhe i shkaktoi dëm oqeanit dhe i ati pranoi se djali i tij kishte të drejtë”.

Mbi 900 gjimnaziste u angazhuan gjate muajve te fundit ne projektin, te mbështetur nga Këshillat Amerikane ne bashkëpunim me Këndet Amerikane ne Shqipëri dhe Drejtoritë Arsimore te 8 qyteteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *