E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BREXIT/ Theresa May prezanton planin B, afati i fundit 29 marsi

Kryeministra britanike po përgatitet të prezantojnë sot planin B për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Më pas ajo do të duhet të sigurojë mbështetjen e shumicës në parlament.

 

Çështja më e vështirë për Brexit është kufiri mes Irlandës së Veriut që kërkon të mbetet brenda zonës së tregëtisë së lirë.

 

Reklamë

Mediat britanike shkruajnë se May do të përpiqet ta kapërcejë këtë situatë duke ndryshuar marrëveshjen. Një tjetër mundësi është që May të përpiqet të nisë në mënyrë direkte negociatat me qeverinë irlandeze.

 

Por ka edhe spekulime që çështja e Brexit t’i kalojë deputetëve dhe t’i heqë kompetencat e Theresa May për negociatat.

 

Londra ka afat deri më 29 mars për të arritur një konsensus. Nëse vendi largohet nga BE pa një marrëveshje, ka të ngjarë të shkaktojë kaos dhe të dëmtojë ekonominë britanike.

 

Megjithatë tashmë topi është në fushën e Brukselit, nëse ata nuk duan të rinegociojnë, atëherë marrëveshja e Brexit është e vdekur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë