E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Brexit rrezikon të ardhmen”

Çështja e emigracionit, pike kyçe e debatit per daljen ose jo te Britanisë nga Bashkimi Europian, ishte shqetësim per shume britanike qe kërkuan përgjigje kryeministrit David Cameron gjate nje emisioni televiziv. I ftuar ne nje program ne Sky News, Cameron mbrojti idene se emigracioni mund te kontrollohet vetëm duke mbetur ne familjen europiane.

“Emigracionin mund ta menaxhojmë nese Britania mbetet ne Bashkimin Europian. Do te ishte çmenduri te përpiqeshim ta kontrollonim, duke votuar per te dale jashtë tij”.

Shume prej te pranishmeve e kundërshtuan se vala e emigranteve nuk po ndalet dhe Cameron pranoi se kjo ishte nje sfide e madhe. Ai tha se nga viti 2010 kur mori detyrën jane larguar 600 mije emigrante dhe kane mbërritur 1,2 milione. Per Cameron braktisja e BE do te kishte pasoja te renda edhe per ekonominë e vendit.

“Disa here kjo organizate me çmend, por a do te ishte me mire nese do te largoheshim, do te ishim me mire duke braktisur tregun e përbashkët? Absolutisht jo. Nese mbështesim Brexit kjo do te ishte e tmerrshme.

Reklamë

Ai u beri edhe nje tjetër apel votuesve qe ne referendumin e 23 qershorit te mos rrezikojnë te ardhmen e fëmijëve te tyre duke u larguar nga unioni.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë