Qytetarët britanik duket se janë penduar nga rezultati i referendumit për të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian, duke kërkuar një mundësi të dytë. Në peticionin online te hapur qe ditën e publikimit te rezultateve zyrtare janë mbledhur më shumë se 2 milion nënshkrime, për mbajtjen e një votimi të ri. Kjo kërkese argumentohet se opsionin e daljes nga BE-ja në referendumin e parë e kanë mbështetur 52%, nje kuote kjo nën kufirin 60% siç parashikohet në një nga rregullat e këtij votimi. Parlamentit ne Britani i nevojiten 100 mije firma për të marrë në shqyrtim këtë kërkesë.
Por votimi pro daljes së Britanisë së Madhe nga unioni ka zhytur në një krizë të thellë edhe partinë laburiste në opozitë. Disa nga ministrat e projektuar për të qenë në qeverinë e ardhshme janë dorëhequr, ndërsa kanë sulmuar kreun e laburistëve Zheremi Korbin, duke kërkuar një udhëheqës së ri për të majtën. Hillari bën, i konsideruar si ministër i jashtëm i Britanisë në qeverinë laburise ka thënë se kreu i partisë së tij, një mbështetës i qëndrimit të Britanisë në union ka humbur votëbesimin. Pas tij edhe ministrja e projektuar e shëndetësisë, Heidi Alexander tha se ajo do të dorëhiqet. Ndersa në kampin tjetër, një grup konservatorësh kanë thënë se do të bllokojnë çdo përpjekje të ish kryebashkiakut të Londrës Boris Xhonson për të qënë kreu i ri i partisë. Ky i fundit ka dhe mbështetjen e Ferazh, e partisë së të pavarurve, një ndër sponsorizuesit kryesor të daljes së Britanisë. Në një intervistë të fundit, Ferazh ka folur dhe për ekonominë në Britani, duke deklaruar se vendi po përballet me një recesion, por kjo sipas tij ka nisur më herët dhe nuk ka lidhej me Brexit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *