E shtunë, 3 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Brexit pa marrëveshje”, pesë ministra britanikë kërcënojnë të japin dorëheqjen

Të paktën pesë ministra të kabinetit qeveritar britanik kanë kërcënuar se do të japin dorëheqjen, nëse vendi shkon drejt të ashtuquajturës Brexit pa marrëveshje.”

 

Reklamë

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se kryeministri Boris Johnson, po përballet me rebelim të ri brenda qeverisë së tij dhe grupit konservator të partisë së tij, pasi shqetësimet po rriten për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

 

Informacionet bëjnë me dije se kryeministrat që mund të dorëhiqen janë Ministrja e Kulturës, Nicky Morgan, Ministri i Irlandës Veriore Julian Smith, Ministri i Drejtësisë Robert Buckland, Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock dhe Prokurori i Përgjithshëm Geoffrey Cox.

Vazhdo të lexosh

Reklamë