“Brexit” ndez debatin në Londër

Me afrimin e datës se referendumit qe do te vendose per fatin e Britanisë, eshte ndezur debati mes mbështetësve dhe kundërshtareve te qëndrimit ne Bashkimin Europian. Kryeministri David Cameron qe drejton fushatën pro qëndrimit, pati nje përballje televizive me politikanin euroskeptik, Nigel Farage. Cameron tha se dëshiron te drejtoje nje vend qe lufton dhe nuk heq dore, ndërsa akuzoi kundërshtaret se duan te dëmtojnë ekonominë e vendit.
David Cameron: Gjeja e duhur qe duhet te bëjmë eshte te luftojme per nje Britani te madhe ne BE dhe jo te pranojmë opsionin e Anglisë se Vogël te Farazh. Qe te jemi pjese e nje tregu te përbashkët duhet te zbatojmë rregullat e Brukselit, por nese do te qëndrojmë jashte nuk do te dime çdo te ndodhe me 27 vendet e tjera, te cilat vendosin rregulla qe ndikojnë ekonominë tone.
Por Farage, lideri i UKIP, qe kundërshton projektin e BE, ngriti serish çështjen e emigracionit.
Nigel Farage: Eurozona është katastrofe, shikoni çfarë kane bere ne Greqi dhe vendet e Mesdheut. Kriza e emigranteve jo vetëm qe po përçan vendet, por ndasitë brenda nje shteti kane çuar drejt politikave te reja.
Ky ishte vetëm nje nga debatet e planifikuara deri ne diten e referendumit. Sipas nje sondazhi te fundit mbështetësit e qëndrimit te vendit ne BE kane nje kryesim te lehte ndaj atyre qe kërkojnë daljen nga blloku.



