E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Brexit-it, Khan bën thirrje për referendumin e dytë

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiç Khan, ka bërë thirrje për një referendum të ri lidhur me anëtarësinë e Britanisë në Bashkim Evropian, duke theksuar se negociatat që po zhvillon kryeministrja janë kthyër në konfuzion dhe po e çojnë vendin drejt hapave shkatërrues.

 

Britania pritet të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars. Por, me planin e kryeministres britanike Theresa May që nuk u pranua ende, disa ligjvënës duke përfshirë edhe përfaqësues biznesesh, po vazhdojnë të diskutojnë se populli duhet të ketë fjalën e fundit për cdo bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

 

Reklamë

May ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të dytë, pas votimit në referendumin e parë që solli ndarjen nga BE-ja. Ajo shtoi se anëtarët e Parlamentit mund të votojnë nëse pranojnë ndonjë marrëveshje finale.

 

Por, me kohën që po kalon për Londrën dhe Brukselin për të arritur një marrëveshje për Brexit-in, qeveria britanike po përgatit plane për një Brexit pa marrëveshje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë