Ndërsa referendumi qe do te vendose per fatin e Britanisë po afrohet, kryeministri David Cameron ka folur per nje tjetër rrezik ne rast te braktisjes se Bashkimit Europian. Londra nuk do te mund te paguaje pensionet dhe buxheti per shërbimin shëndetësor dhe forcat e armatosura do te vihej ne rrezik. Ketë qëndrim te shefit te qeverise e mbështeti edhe sekretari britanik i Thesarit, George Osborne. Rënia ekonomike do te çonte ne dëmtimin e financave publike deri ne ate pike sa nuk do te mundësonte kontributin e shtetit ne disa sektorë. Cameron deklaroi per Synday Telegraph se Brexit do te shkaktonte nje vrime te zeze ne financat publike nga 20-40 miliard paund dhe ministrat do te detyroheshin te rishikonin përfitimet per pensionet. Mbështetësit e fushatës per qëndrimin e Britanisë ne BE theksojnë se ne rast largimi do te ketë shkurtime te shpenzimeve publike. Ditët e fundit Cameron ka shtuar apelet per votuesit, ndërsa sondazhet kane treguar nje rritje te mbështetjes per fushatën pro daljes nga unioni.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *