Policia e Shkodrës ka zbardhur sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave shqiponja, Albert Pjetri.

 

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, uniformat blu kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim Rivaldo Planaj, Bardhok Planaj, Orlando Planaj dhe Mirsad Shpellazaj.

 

Ata dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të objektit në pronësi të punonjësit të policisë. Shkak sipas vëllait të efektivit të forcave shqiponja është bërë detyra pasi nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

 

VLASH PJETRI – VELLAI I ALBERT PJETRIT

Nuk dimë t’i kemi bërë kujt keq sepse kemi parë punën tonë kemi punu me djersë. Këto gjëra  i përkasin policisë së shtetit. Për punën që ka bërë im vëlla s’mund të prononcohem se ata i dinë vetë. Asnjë prej familjes tonë s’ka pasur asnjë konflikt përveç vëllait që punon me Shqiponjat”

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në afërsi të rrethrrotullimit të ‘5 heronjve te Vigut” në fshatin Dobraç. Nga të shtënat nuk pati të lënduar pasi lokali ishte mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *