Subscribe

Vazhdon të jetë e mbushur me shumë pikëpyetje krimi që tronditi Tiranën pasditen e të martës ku mbeti I vrare Erion Cela dhe  u plagosën katër të tjerë, mes të cileve vëllai dhe daja I tij.

Mbrëmjen e djeshme policia ka tentuar të marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës. Dëshmia e Arben Danit dhe 19 vjeçarit Azbi Selimaj nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar autorët. Ata kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin asgjë vetëm kur janë hasur me breshërinë e plumbave.

Arben Dani është mik i tyre dhe kishte ardhur nga Durrësi për t’i takuar.

Policia ka verifikuar edhe 19 vjeçarin e plagosur, Azbi Selimaj. Ndryshe nga sa dëshmitarët thanë dje se ishte kamarier i lokalit, rezulton se ishte klient i ulur në tavolinën ngjitur dhe nuk ka asnjë lidhje me të përfshirët e tjerë në ngjarje.

Të plagosurit, Blerim Cela 28 vjec ( vëllai I viktimës), Edmond Crroj 41 vjec (daja I viktimes) si dhe Arben Dani dhe Azbi Selimaj janë jashtë rrezikut për jetën.

Viktima Erion Cela që kishte një biznes ngjitur me lokalin, ishte në tavolinë bashkë me vëllain e tij, dajën dhe mikun e tyre Arben  Dani, kur u gjenden ne breshërine e plumbave që erdhen nga një makinë në lëvizje në rrugë ngjitur me lokalin në zonën e ish-filantos në Don Bosko  ( Tiranë).

Autoret lëviznin me një mjet tip Benz E-class me targa të vjedhura nga një Smart pak kohë më parë në Tiranë.

Pas krimit, ata janë larguar në rrugicat e Laprakes duke humbur gjurmet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *