E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Breshëria e plumbave drejt inspektorëve të Pyjeve, disa të shoqëruar

Policia e Dibrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur në malin e Tërnovës ku ndaj inspektorëve të ISHMPUT u hap zjarr.

 

Në një deklaratë për mediat, thuhet se për ngjarjen në fjalë janë shoqëruar disa persona si të dyshuar apo kanë dijeni rreth atyre që hapën zjarr ndaj grupit të inspektorëve të mjedisit në malin e Tërnovës.

 

Mbrëmjen e së dielës një grup i Inspektorëve të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit u sulmuan me armë zjarri teksa kishin pikasur lëndë drusore të prerë në malin e Tërnovës.

 

Nga të shtënat e armëve nuk pati të lënduar, ndërsa u njoftua menjëherë policia e Bulqizës e cila shkoi në vendin e ngjarjes. Kjo e fundit sekuestroi lëndën drusore e cila përdorej për ndërtim galerie në minierë, e po ashtu edhe një automjet aty pranë i pangarkuar me lëndë drusore.

Më shumë video