E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Breshëri shkatërron të mbjellat në fshatin Zvezdë të Korçës

Breshëri ka shkatërruar të mbjellat në fshatin Zvezdë të njësisë administrative Pojan në Maliq. Kanë mjaftuar vetëm disa minuta që shkojë dëm më shumë se 70% e mollëve në një sipërfaqe jo të vogël të këtij fshati, ashtu sicc ka shkaktuar dëme edhe në grurë e vreshtari.

Në kulturat e tjera bujqësore, dëmet edhe për vetë fermerët janë të rikuperueshme. Nevruz Tace tregon se nga breshëri ka humbur pothuajse të gjithë prodhimin e grurit, të mollës dhe vreshtat, për të cilët kishte shpenzuar gjithë të ardhurat e familjes dhe tashmë ndihet i pashpresë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shumë fermerë të tjerë të të njëjtit fshat.

Reklamë

Administratori Eridjon Rustemi ka bërë me dije se do të ngrihet një grup pune për të verifikuar gjendjen e të mbjellave dhe dëmtimet e shkaktuara nga breshëri dhe më pas i gjithë dokumentacioni do i dërgohet autoriteteve për dëmshpërblim.

Dëme nga breshëri ka pasur edhe në fshatra të tjerë të Bashkisë së Devollit si dhe në në pemëtoret e qershive në Dvoran të Korccës.

Më shumë video

Reklamë