E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Breshëri plumbash në Prishtinë, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur si rezultat i të shtënave me armë zjarri pasditen e kësaj të enjteje në Kolovicë të Prishtinës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësuar, ndërsa një person i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje është arrestuar nga policia. Ndërkohë, arma që dyshohet të jetë përdorur në këtë ngjarje është konfiskuar.

 

Reklamë

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

 

Nga ana tjetër, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë