E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Breshëri plumbash drejt makinës në Shkodër, shoferi aksidentohet dhe braktis mjetin, mister rrethanat

Foto ilustruese

Një automjet është qëlluar me armë zjarri sot në rrugën Shkodër–Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut.

Drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka braktisur makinën në vendngjarje. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Reklamë

Mësohet se makina ka marrë 5 plumba, të gjitha në pjesën e pasme tek bagazhi.

Ende nuk janë të qarta motivimet pas këtij incidenti, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë