E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Breshëri plumbash banesës në Kurbin/ Qëllohet shtëpia e Skënder Likës, i përmendur në disa krime

Paraditen e kësaj të premteje shtëpia e Skënder Likës në sanxhak të Kurbinit u qëllua me breshëri plumbash.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa ngjarja shënon një tjetër atentat të mbetur në tentativë ndaj Skënder Likës, emër i njohur për policinë në një zinxhir ngjarjesh kriminale.

Reklamë

Ngjarja dyshohet të jetë e lidhur me vrasjen e Pilot Rolit të ndodhur në dhjetor të 2021, ku si autor i dyshuar është Llej Lika, djali i Skënderit. Ai u arrestua pak ditë pas krimit së bashku me babain e tij dhe një mik të familjes. Por Skënder Lika u lirua disa muaj më vonë, pasi i biri pranoi fajin dhe nuk kishte prova të mjaftueshme për implikimin e tij në ngjarje.

Ndërkohë që edhe disa muaj më parë Skënder Likës iu vendos tritol në banesë,  që la pas dëme të shumta edhe në shtëpitë e tjera përreth.

Reklamë

Ndërsa më 20 shkurt 2021 disa persona ende të paidentifikuar i vendosën  në derën e banesës 8 plumba. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës, iu bë atentat pak ditë para kësaj ngjarje.

Po kështu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Për ngjarjen e kësaj të premteje polici ka ngritur disa pika kontrolli në akset rrugore për bllokimin e automjetit nga i cili qëlluan autorët .

Më shumë video

Reklamë