Subscribe

I gjithë territori i Bashkisë Fushë Arrëz është përfshirë pasditen e djeshme nga reshje të pazakonta breshëri. Dendësia e madhe por edhe erërat e forta, kanë bërë që stuhia të shkaktojë dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.

 

Po ashtu janë vënë në rrezik kosheret e bletëve si dhe janë dëmtuar çatitë e shtëpive, xhamat e automjeteve si dhe objekte të tjera. Kushtet e pazakonta natyrore për këtë sezon veror, kanë ngritur në këmbë edhe zyrën e emergjencave civile, për të bërë vlerësimin e pasojave në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *