Një situatë e pazakontë e motit është regjistruar të martën në qytezën rumune të Zalau.

 

Reshjet e shiut që kishin pushtuar provincën u zëvendësuan brenda pak minutash nga ato të breshërit, ku për çudi në një moment u duk se po binin gurë nga qielli. Kokrra e breshërit kapte madhësinë e grushtit të dorës të një njeriu dhe si pasojë u shkaktuan mjaft dëme materiale.

 

Reshjet e breshërit kanë zgjatur për më shumë se pesë minuta duke shkaktuar panik në radhët e banorëve të cilët, sipas mediave lokale, menduan për një moment se po vinte fundi I botës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *