E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Bregu takon ambasadorin Lu

Pak metra larg çadrës së opozitës, ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi një takim të veçantë me kryetaren e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu, në qendër të së cilit ishte situata e acaruar politike. Pas takimit, Bregu pohoi se faktori ndërkombëtar është i shqetësuar për çka po ndodh në Shqipëri.

 

Takimi mes Bregut dhe diplomatit amerikan, vjen pak ditë para mbërritjes në Tiranë të negociatorit David McAllister, drejtues i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

 

Reklamë

Ligjvënësja demokrate pak ditë më parë ka zhvilluar një takim pune në Bruksel, ku është takuar me McAllister, i cili po punon mbi një dokument, i cili do t’u paraqitet mazhorancës dhe opozitës, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje, për kapërcimin e krizës.

 

 

Më shumë video

Reklamë