Subscribe

Per ish-Ministren e Integrimit Majlinda Bregu, zgjedhjet ne Dibër opozita nuk i humbi vetëm per shkak te fenomenit te blerjes se votës, por edhe per gabimet e veta. Ashtu si ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat edhe ne emisionin “Oktapod”, ne Vizion Plus, Bregu ka vene ne dukje problemet nga te cilat vuan sot PD, duke nisur nga mosfunksionimi i strukturave e deri tek viktimizimi, i cili nuk ngjall shprese tek qytetaret.

“Po në rast se nuk jemi ne të zotë për të ndaluar qeverinë dhe Edi Ramën, si do të jetë i zoti ai qytetar që nuk ka çfarë të hajë, është pa punë, ka një mijë halle në shtëpi, nuk arrin dot të shkollojë fëmijët, apo i bllokohet e drejta e fëmijës tjetër për t’u shkolluar edhe pse ka mësuar. Ne duhet të jemi garantë për të treguar që jemi më të fortë. Nuk bind njeri duke i thënë që ne jemi të dobët dhe kjo është qeveria e krimit që na i vjedh votat edhe neve”.

E duket se Bregu nuk është mjaftuar me kritikat ne forume, ajo tashme ka nisur ne rrjetet sociale nje lëvizje per dialog me demokratet.

“Unë kam ftuar ata që janë demokratë, anëtarë të PD-së, rishtarët, ata që nuk e dinë se për kë do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të 2017-s, por për të mbledhur ide dhe sugjerime që nganjëherë është ajo që thotë Kundera: “Të tjerët gjejnë te ne atë që e humbasin vetë”. Mbase kemi humbur ndonjë fill e nuk po orientohemi dot dhe duke i dëgjuar njerëzit e duke marrë mendimin e tyre, mbase krijon më shumë ide dhe se çfarë duan, çfarë presin, cilat janë problemet reale që ka Partia Demokratike”.

Bregu nuk e ka fshehur se Partia Demokratike do te ishte me mire me Sali Berishën e zgjedhja e Bashes ne krye te PD është nje gabim; kjo e fundit pasi vete Bregu ne garën e 2013 mbështeti Sokol Olldashin.

Vazhdoni të mendoni se PD do ishte më mirë me kryetar Sali Berishën?

E kam menduar.

A ke menduar shpesh që zgjedhja e Bashës kryetar i PD-së ka qenë gabim?

E kam menduar. Kam votuar për Sokol Olldashin.

Sipas Bregut, PD duhet te përqendrohet tek kauzat e se djathtës e te dëgjojë qytetaret; duke sulmuar njësoj si PS edhe LSI, pasi ato janë njësoj përgjegjëse per situatën e vështire ku ndodhet vendi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *