Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar kështu datën e një ndryshim të madh.

 

Pas gati një viti pune të përbashkët intensive, tw Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Evropian, si edhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmëritë.

 

Duke nisur nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe BP-së dukshëm më ekonomik.

Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB, ndërsa tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas çmimeve të paketave të ulura edhe të rregullta, do të operojnë dhe me çmimet sipas modalitetit “pay as you go” (që do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë ekstra, ndërsa udhëton, veçanërisht për udhëtime të shkurtra)

 

“E kisha premtuar në fjalimet e mia, një vit më parë se çmimet e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të binin bashkë me gjethet e vjeshtës. Nëse dikush kishte ndonjë dyshim, sot s’do të kenë më asnjë arsye, ndaj sot jam e kënaqur që fjalët e mia do të tingëllojnë qetësuese dhe bindëse, për të gjithë.”- tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *