Ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu do te jete per 3 vitet e ardhshme sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal te Bashkëpunimit qe e ka selinë ne Sarajeve. Vendimi është marre ne Lubjanë ku jane mbledhur 13 ministrat e jashtëm te vendeve te europes juglindore. Gjate votimit per kete post, Bregu ka marre 8 vota, ndërkohe qe malazezi Igor Luksic vetëm 4. Kjo shënon heren e pare qe ky Këshill drejtohet nga Shqipëria, pasi per 6 vitet e fundit sekretar i përgjithshëm ka qene serbi  Goran Svilanović.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *