Kryetarja e Komisionit te Integrimit Majlinda Bregu është bere pjese e protestës se opozitës sapo ka mbërritur nga Shtetet e Bashkuara. Dhe per Bregun kauza e opozitës per zgjedhje te lira e te ndershme është e drejte e ajo do ta mbështesë deri ne fund.
“E para jam dhe do të mbështes deri në fund këtë kauzë të drejtë të opozitës jo vetëm për protest por sigurisht kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme. dhe nuk besoj që kauza për zgjedhje të lira e të ndershme të jetë një kauzë e cila të ndahet me partner të tjerë politikë”.
Por Bregu eshte rreshtuar ne krahun e atyre demokrateve qe besojnë se pavarësisht rrethanave, Partia Demokratike duhet te marre pjese ne zgjedhje, duke hedhur poshtë idenë per te bojkotuar garën elektorale te 18 qershorit.
“Nuk më duket se është alternativë bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare. partia demokratike nuk i ka bojkotuar zgjedhjet as në ditët më të vështira për të dhe nuk do doja kurrë që të konsiderohej dhe të krijonte një precedent që nesër mund të përdoret edhe nga ndonjë parti tjetër për të bojkotuar zgjedhjet. zgjedhjet parlamentare janë të domosdoshme. mbërritja tek zgjedhjet parlamentare me garanci për opozitën sigurisht që është domosdoshmëria numër 1.”
Bregu është pozicionuar kundër edhe thirrjeve per dhune.
“Unë besoj se një nga pikat më të rëndësishme të datës 18 dhe të kësaj paqeje që është gjatë këtyre ditëve në çadër është pikërisht maturia politike për të trajtuar protestën si një akt i domosdoshëm civil. por mbi të, më tepër se këtë pjesë të intesifikimit të lëvizjes dhe nga ana tjetër e përsëris edhe të forcimit të strukturave të pd nuk shoh asnjë arsye tjetër. ky është aseti më i madh që ka sjellë opozita shqiptare sot për sot. nuk është protesta e 21 janarit, nuk është sjellja e dhunës në shesh, është protesta më demokratike që është zhvilluar gjatë këtyre viteve.”
Ndërsa ne lidhje me reformën ne drejtësi dhe faktin qe bojkoti i kuvendit bllokon ngritjen e organeve te vettingut, Bregu ka preferuar te theksoje se kauza me e rëndësishme per momentin jane zgjedhjet e lira te ndershme





