“Krim dhe (mos)ndëshkim”, kjo ishte tema e dytë që u diskutua në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Ku të ftuar ishin gazetarë, politikanë dhe ekspertë të sigurisë.

Gjatë fjalës së tij gazetari investigative, Sokol Bregu u shpreh se dosjet e “SKY” çmitizuan kriminelët shqiptarë, treguan se sat ë rëndomtë janë, pasi ata të ftojnë ënd arkë dhe të vrasin, pa asnjë moral.

Sipas Bregut problem më i madh ën Shqipëri nuk ëhstë korrupsioni, por inkriminimi i policisë.

Pjesë nga biseda:

Bregu: Edhe unë mendoja para se të shihja dosjet e aplikacionit se mendoja se kishte të fortë në Shqipëri me ca lidhje, por kur pashë dosjet pashë ca njerëz pa asnjë lloj morali. Ata thërrasin njëri-tjetrin nëpër darka familajre dhe i vrasin. Ne të të gjithë historinë e përgjimeve kemi parë se thërriten në darkë e vriten. Pamë se si Dumani ishte i dhunuar në fëmijëri dhe më pas u bë vrassës. Çmitizimi i të gjithë forcave që drejtojnë krimin në këtë vend, pasi edhe mediat e kanë bërë të qartë. Dy gjëra që duhet të ndajmë, korrupsion dhe inkrikminim. Korrupsioni është në çdo shoqëri të botës.

Borakaj: Në këtë nivel?

Bregu: Po, çdo shqiptar që punon në shtëpi bari në Londër janë pjesë e korrupsionit, por atje polici nuk e merr në makiën, por bën sikur nuk e shesh. Lufta më e madhe sot është inkriminimi në polici jo korrupsioni.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *