Bregu i liqenit në qytetin e Pogradecit është mbushur me mbeturina që kanë krijuar një pamje sa  të pakëndëshme me pirgjet e tyre edhe me erën kutërbuese.

 

Situata disi e pazakontë është krijuar këto ditë kryesisht në zonën e plazhit publik të Pogradecit, pra në qëndrën e qytetit.

 

Mbetje të shumta algash apo bimësh të tjera që rriten në ujin e liqenit të Ohrit kanë dalë të gjitha në breg. Banorëve të Pogradecit që shëtisin përgjatë bregut të liqenit kjo pamje u vret syrin por edhe pushuesve që nuk janë të paktë në Pogradec, edhe pse sezoni I plazhit quhet I përfunduar.

 

Si të mos mjaftonin  mbetjet e shumta bregut të liqenit, ato shoqërohen nga një erë e keqe gati e padurueshme. Kjo situatë duket se ka vënë në lëvizje bashkinë për të pastruar mbetjet.

 

Por, janë vënë re forca të pakta të punonjësve të shërbimeve të bashkisë për të larguar në kohë mbetjet e shumta të cilat vetëm sa largohen nga bregu dhe lihen buzë trotuareve, duke shkuar kështu drejt kalbëzimit të mëtejshëm të shoqëruar nga era e rëndë.

 

Nuk dihet nga shkaktohet kjo gjendje në bregun e liqenit në Pogradec, që mund të shmanget vetëm nga ndërhyrja në kohë për largimin e mbeturinave të dala nga liqeni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *