Subscribe

Prej samitit te Selanikut, 15 vite me pare, strategjia e zgjerimit është dokumenti i pare qe e merr seriozisht politiken e zgjerimit te Bashkimit Europian. Ne leximin e ish ministres se integrimit Majlinda Bregu, tashme ka nje qasje tjeter dhe Bashkimi Europian po mundohet te vendose nje marrëdhënie me te ngushte me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

“Kishte kohë që nuk ndodhte, në fakt zgjerimi përmendej si pika e fundit e çdo axhende, gati me njëfarë bezdie edhe nga vendet anëtare dhe ajo ç ka shoh tjetër si pozitive  në strategji është se përcakton qartë edhe njëherë vullnetin që Komisioni Europian është gati në bazë të vlerësimit të zbatimit të detyrimeve të hapë negociatat me Shqipërinë, pra të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë, që sot është një nga vendet e tjera bashkë me Maqedoninë që e pret në mënyrë legjitime hapjen e negociatave.”

 

Sipas Bregut ky dokument siguron nje qartesi me te madhe se cfare pritet nga vendet qe duan te jene pjese e Bashkimit Europian.

 

“Pra tej atyre retorikave, kritereve dhe burokracive të përditshme, detyrimet janë shumë të qarta. Do të thotë që përtej gjuhës së mesazhit pozitiv dhe qasjes positive të BE pilulat të cilat duhet të gëlltiten nuk janë dhe aq të ëmbla, janë më të hidhura këtë radhë.”

 

Dhe hidhësia qendron tek detyrimet qe duhen plotësuar.

 

“Vendet të cilat duhet të jenë funksionale; në demokracinë e tyre,  për luftën kundër krimit e korrupsionit, për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin.”

 

Shkurti do te jete nje muaj i rendesishem per axhenden e integrimit pasi ne 25 shkurt ne Tirane do te vije presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *