Subscribe

Situata në Kepin e Rodonit është pasqyrim i krimit  mjedisor të zhvilluar nëpër lumenj që më pas derdhen  det. Ky është alarmi qe lëshoi ministri i turizmit dhe mjedisit ne ditën e tokës.  Ministri Klosi  paralajmëroi se toleranca ndaj të gjithë atyre që kryejnë krim mjedisor dhe nuk zbatojnë lejet dhe kriteret do të jetë zero.

 

“Kjo situatë që është këtu në Kepin e Rodonit është pasqyrim i një situate dhe një krim mjedisor të zhvilluar që nga zonat e larta malore ku komunat  dhe bashkitë hedhin mbeturinat në lumenj, të cilat mblidhen të gjitha në lumenjtë më të mëdhenj dhe dalin këtu në bregdet dhe jo vetëm në bregdetin shqiptar. Kjo është një fatkeqësi e madhe, prandaj një nga pikat e operacionit të tonë “Pastrojmë Shqipërinë që duam” është evidentimi dhe pastrimi i Shqipërisë nga vendgrumbullimet e paligjshme të mbetjeve pasi siç e thashë është e vërtetë që grykëderdhjet e lumenjve janë pis, por ai është një pisllëk që vjen që nga majat e maleve dhe bashkohen  me të gjithë ndotësit e vegjël dhe të mëdhenj të Mjedisit në Shqipëri”.

 

 

Klosi u beri thirrje edhe qytetareve te tregohen te kujdesshëm dhe te mos bëhen shkaktare te ndotjes se ambientit ku te gjithë jetojmë.

 

“Ky operacion, një nga pikat më të forta ka edukimin mjedisor. Duhet të kuptojmë që edhe një shishe e hedhur në tokë, edhe një vendgrumbullim në një fshat sado i vogël ai qoftë, ka pasqyrimin e tij në situatën bregdetare të Shqipërisë, prandaj në kuadër të fillimit të sezonit turistik nuk mund ta tolerojmë këtë situatë të papranueshme për shumë e shumë turistë që vizitojnë vendin tonë”.

 

Në përfundim të Javës të Tokës ministri Klosi vlerësoi rezultatet e arritur ne pastrimin e mjedisit falë përfshirjes të të gjitha institucioneve, lokale dhe qendrore, nxënësve dhe aktivistëve vullnetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *