Subscribe

Bregdeti Durrësit dhe Golemit është populluar këtë fundjavë nga një numër i lartë pushuesish. Qytetarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur bregdetin e Adriatikut pas lirimit të masave kufizuese. Ata shprehen se kanë menduar që fundjavën ta kalojnë pikërisht në Durrës si destinacioni më i afërt me vendet e tyre.

 

”Kemi zgjedhur të pushojmë këtë fundjavë këtej. Është një vend i bukur, koha po mban mirë kështu që thamë pse jo. Të shfrytëzojmë pak momentin tani pasi kemi frik se masat antiCOVID pas zgjedhjeve mund të shtohen.”

 

Administratorët e hoteleve janë optimistë se ky sezon do të jetë më i mirë se ai i vitit të kaluar, ndërsa theksojnë se ka një interesim në rritje.

 

FATOS ÇERENISHTI

ADMINISTRATOR HOTELI

”Kemi një rritje të interesit nga pushuesit jo vetëm nga vendi, por nga i gjithë rajoni. Mendoj dhe shpresoj që edhe këtë herë masat nuk do të jenë aq drastike sa sezonin që lam pas. Kjo edhe pse stafet janë trajnuar për cdo masë antiCOVID që cdo strukturë jo vetëm hotel, por edhe restorante duhet të respektojë.” 

 

Hotelet kanë marrë masa këtë vit për ta përballuar më mirë sezonin. Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit shpresojnë se këtë vit masat do të jenë më pak shtrënguese, kjo edhe për shkak të rritjes së vaksinimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *