Komunitetit i biznesit të madh ka reaguar ashpër ndaj masave lehtësuese që ka ndërmarrë qeveria ndaj sipërmarrësve të vegjël. I ftuar në emisionin E-Zonë në Vizon Plus, Luan Bregasi nga Business Albania thotë se qeveria po bën lëvizje për të fituar vota dhe jo për të ndihmuar realisht biznesin.

“Në gjithë këto vite qeveritë dhe politika vetëm premtojnë për taksa zero për bizenesin e vogël, por asnjëherë nuk e kanë zgjidhur sistemin fiskal të fusnkionojë sic duhet, pasi biznesi i madh ndihet në presion nga i vogli, i cili nuk merr faturë, ndaj ne nuk kemi ku ta shkarkojmë TVSH, tatimin mbi vlerën e shtuar. Ndërkohë, ju e dini që evazioni më i madh është tek TVSH-ja”, thotë Bregsi.

Sa i përket rritjes së pagës minimale, biznesi thotë se nuk është koha që ajo të rritet me urdhër, pasi kompanitë nuk kanë likuiditet.

“Tregu i punës, si çdo gjë tjetër, i nënshtrohet rregullit kërkesë-ofertë. Ndaj qeveria nuk mund të më urdhërojë të rrisë pagat, pasi çdo biznesi i rriten kostot. Mbi të gjitha, nisma të tilla bëhen pa konsultime me grupet e interesit.”

E thënë ndryshe: rritja e pagës minimale rrit kostot me 15.4% për çdo të punësuar, për biznesin. Nga kjo masë fiton më shumë shteti, pasi ndikon në përmirësimin e skemës së sigurimeve si dhe në punësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *