Subscribe

Skuadra olimpike e Brazilit turpërohet përpara gati 70 mije shikuesve ne kryeqytetin Brazilia përballe Afrikës se Jugut ne ndeshjen e vlefshme per grupin A te lojërave olimpike. Brazilianet qe jane favorite absolute te fitimit te turneut treguan se megjithëse me yje ne radhët e tyre nuk ishin ne gjendje ti bënin balle afrikanojugoreve qe edhe rrezikuan portën e Veverton. As Nejmar dhe as emra te njohur si Markinjos, Anderson apo Gabriel Jesus nuk munden te gjejnë rrugën e rrjetës, edhe kur afrikanet mbeten me dhjete lojtare ne pjesën e dyte ne minutën e 60. Gjithsesi brazilianet mund te ngushëllohen se luajtën vetëm barazim, ndërsa argjentinasit u munden nga kampionet e europes ne fuqi Portugalia. Luzitanet me nje grup mjaft pragmatist, qe priti gjate dhe përballoi sulmet e argjentinasve per nje kohe te gjate dhe me pas goditi dy here. Fillimisht Pacienca ne minutën e 66 me nje goditje nga jashtë zone me te majtën shënoi golin e avantazhit për portugezet. Me pas ne minutën e 84 me nje goditje ne ecje e sipër i ndihmuar shume edhe nga portieri Rulli dyfishoi shifrat dhe i dha tre pike Portugalisë. Kampionet e botes ne fuqi Gjermania kishte përballe ne ndeshjen e pare ne grup kampionen olimpike ne fuqi Meksikën. Ne nje shi te rrëmbyeshëm ne Salvador De Bahia u desh te vinte pjesa e dyte qe te shënoheshin 4 gola. I pari u shënua nga i vetmi kampion olimpik ne radhët e meksikaneve ne minutën e 28 nga Peralta me koke. Por gjermanet kundërpërgjigjen menjëherë me futbollistin e arsenalit Serzh Gnabri. Meksikanet 3 minuta me vone kalojnë serish ne avantazh me Pizaron tre minuta me vone dhe është dashur te vije minuta e 78 kur nje kampion bote Matias Ginter te barazonte rezultatin ne 2-2. Meksika dhe Gjermania jane favorite e grupit C ku bëjnë pjese edhe Fixhi qe u mund 8-0 nga Koreja e Jugut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *