Bota
Brazili regjistron mbi 7 mijë viktima nga koronavirusi në një javë

Më shumë se 7 mijë viktima nga koronavirusi u shënuan brenda një jave në Brazil.
Reklamë
Gjithsej, atje numërohen mbi 50 mijë të vdekur. Ministri brazilian i Shëndetësisë raportoi 641 pacientë që humbën jetën vetëm të dielën, duke e çuar totalin në 50.617.
Ministri gjithashtu konfirmoi 17.459 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.085.038. Brazili numëroi 7.285 viktima përgjatë shtatë ditëve të fundit.
Ai është tani vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus, duke qëndruar pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




