Brazili regjistroi fitoren e tretë radhazi në Kupën e Amerikës pasi mposhti mes drithërimash Kolumbinë me rezultatin final 2-1. Një duel i vështirë për brazilianët duke parë dhe mënyrën si shkoi loja pasi që në minutën e 11e panë veten në disavanatazh  pas një supergoli të Dias.

 

Pas kësaj te besuarit e trajnerit Tite bënë çdo përpjekje për ta mbyllur pjesën e parë në baraspeshë mirëpo finalizimi në fund mungoi.

 

Në fraksionin e dytë 5 herë kampionët e botës u shfaqën më kërkuese në  fushë derisa barazuan me një gol të bukur të firminjos në minutën e 78. Skuadra e teknikut Tite nuk e la me kaq dhe rriti dhe më shumë presionin në fushën kundërshtare. Goli i përmbysjes erdhi vetëm në minutën e 100, pas plot 10 minutave shtesë.

 

Protagonisti i sfidës ishte kasemiro që i dhuroi fitoren kombëtares së tij. Pas këtij triumfi, Brazil ruan vendin e parë me 9 pikë të plota pas 3 ndeshjes në grupin e saj, ndërsa Kolumbia mbetet në kuotën e 4 pikëve, në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *