E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Brazili mposht Ekuadorin dhe shkëputet në krye

Brazili ka bëre detyrën duke shenuar një fitore 2-0 ndaj Ekuadorit, në ndeshjen e vlefshme për kualifkueset e botërorit Katar 2022.

 

Një duel ku, dhe pse u pa qartë dominimi i Selecaos nga fillimi deri në fund,  golat erdhën vetëm në pjesën e dytë të sfidës.

 

Reklamë

Fillimisht brazilianëve iu mohua një gol pozicion jashte loje i Gabigol që për arbitrin nuk kishte dyshime.

 

Ndërsa gjithcka u zhbllokua në pjesën e dytë me futbollistin e Everton , Ricarlison që nuk gaboi dhe kaloi në avantazh skuadrën e tij .

 

Kur dukej se sfida po shkonte drejt përfundimit , ishte Nejmar që pas ekzekutimit saktë të një penalltie , vulosi rezultatin final të ndeshjes me shifrat 2-0 .

 

Një triumf i rëndësishëm për  Brazilin i cili  ruan vendin e parë në grup me 15 pikë të plota pas 5 ndeshjeve ndërsa ndiqet nga Argjentina me 4 pikë më pak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë