Brazili është bërë vendi i dytë në botë që konfirmon më shumë se një milion raste me koronavirus. Por teksa shifrat po rriten, nuk ka shenja që të tregojnë se situata po lehtësohet.

Koronavirusi ka ngjallur edhe debate në Brazil për mënyrën sesi është menaxhuar. Debat kanë shkaktuar disa deklarata të presidentit Jair Bolsonaro, i cili është kritikuar për kundërpërgjigjen e tij.

Ekspertët thonë se refuzimi i tij për të ndjekur këshillat shkencore, të tilla si distance sociale ose izolimi, është pjesërisht përgjegjës për krizën e madhe që po përjeton Brazili, me më shumë se 54 mijë viktima.

Numrat mendohet të jenë më të lartë psai testimet nuk janë të mjaftueshme. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë patur më shumë raste të konfirmuara dhe të vdekur sesa Brazili.

Ka ende shqetësim se sistemi shëndetësor nuk do të përballojë dot fluksin e pacientëve dhe se virusi po përhapet shumë shpejt në zona të varfra që nuk kanë mundësi të ruajnë higjienën personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *