Brazili është një nga të paktat ekipe të mëdha me shumë traditë në historine e kupës së botës që ka mbetur ende në këtë turne që po rezervon shumë surpriza. Selesao do ta ketë proven e vet të parë të madhe kundër Meksikes këtë të hënë në duelin e 1/8.

 

Është një kundërshtar jo I lehte për 5 herë kampionet e botës edhe pse ne 4 takimet e luajtura mes tyre në historine e kupës së botës në të kaluarën Brazili ka shënuar 11 gola në takimet ndaj Meksikes pa pësuar asnjë.

 

Megjithatë organika me disa lojtarë cilësore e me eksperiencë si dhe futbolli agresiviteti I tyre në fushën e lojës mund ti hapë probleme Brazili.

 

E provoi këtë gjë edhe Gjermania në fazën e grupeve e cila u mund 1 me 0.

 

Megjithatë në ndeshjen e fundit kundër Suedisë në grup meksikanet pësuan një humbje të rëndë 3 me 0 që ia prishi startin e mrekulleshëm të botërorit ndryshe nga Brazili që e nisi me barazim 1 me 1 me Zvicren dhe pas mori dy fitore me të njëjtin reziu;ltatg 2 m  0 kundër Kosta rikes dhe Serbisë.

 

Në konferencen e fundit për shtyp trajneri Tite  pasi konfirmoi mungesën e Marcelos për shkak dëntimi dhe zëvëndësimin e tij me Felipe Luis, vlerësoi kundërshtarin duke dhënë se me siguri të gjithë do të shohin një ndeshje të madhe. Tite tha që është i përgatitur edhe për tu përplasur ne murin e mundshëm meksikan me 5 mbrojtës.

 

Por me Neymar, Kutinjo dhe Gabriel Jesus sipas Tites është më e lehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *