Subscribe

Brazili i ka dhënë një leksion të vërtetë futbolli Argjentinës në një ndeshje që është konsideruar nga më të fortat e historisë se futbollit botëror. Superderbi i amerikës latine i luajtur në “Belo Horizonte” ka përfunduar 3 me 0 për 5 herë kampionët e botës te cilët falë këtij rezultati, jo vetëm që kanë hedhur një tjetër hap të madh drejt botvrorit të Rusisë, por edhe bindin skeptiket në lidhje me paraqitjet e post Botërorit 2014, që shpesh sjell shumë dyshime në lidhje me cilësinë e kësaj skuadre. Goleadën për vendasit e hapi Kutinjo në minutën e 23-të, pas një të djathte të mrekullueshme nga distanca që përfundoi në trekëndësh. Në minutën e 36-të, miqtë protestuan për një prekje të topit me dorë në barrikadv nga Nejmar, pas nje goditje denimi te Messit, por gjyqtari la lojen të vazhdoje. Në minutën e parë shtesë të kësaj pjesë ishte pikerisht Nejmar që dyfishoi rezultatin për Brazilin pas një pasimi të Gabriel Zhesus. Jo vetëm kaq por në të 58-tën minutë Paulinjo siguroi fitoren 3 -0 të vendasve të cilët mbajen vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Argjentina tashmë rrezikon shumë sepse për momentin ka 16 pikë dhe eshte në vendinen 6 jashtë zonës se kualfikimit dhe play off-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *