E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Brazili fiton me vështirësi ndaj Kosta Rikës ndërsa Nigeria mposht Islandën

Brazili mundi me shumë vështirësi Kosta Rikën në takimin e grupit e duke u ngjitur ne kuotën e 4 pikëve. 5 here kampionet e botës  fituan 2 me 0, por realizimet e Kutinjos dhe Neymar u shënuan në minutat shtesë.

 

Reklamë

Në pjesën e parë ishte një ndeshje e mbyllur dhe me raste të pakta kryesisht për brazilianet por gol nuk pati. Në pjesën e dytë brazilianet ishin me agresive duke krijuar të tjera mundësi me Neymar, Kutinjo dhe Gabriel Zhesus. Por rezultati do të zhbllokohej vetëm në minutën e 91 me autor Kutinjon.

 

Në minutën e 97 pati kohe edhe për festen e Neymar që realizoi dhe me pas shpërtheu në lot. Selesao hedh një hap të rëndesishëm drejt kualifikimit. Ndërkohë ne ndeshjen tjetër Nigeria mundi Islandën fale dy golave shume te bukur të të njëjtit autor, Ahmet Musa. Ky rezultatet mban ende ne loje Argjentinën e Lionel Messit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë