Brazili sikurse Argjentina vazhdon të mos njohe ndalesa në eleminatore. Selesao mundi 4 me 0 me spektakël Paraguajin duke qëndruar në krye  te grupit kualifikues te Amerikes se Jugut me 39 pikë, 4 më shumë se Argjentina. Vendasit u dëfryen kundër Paraguajit që mbeti zyrtarisht jashtë kupës së botës.

 

Seria e golave u haop në pjesën e parë me një të majtë të Markinjos.

 

Në pjesën e dytë Paraguaji u dorëzua totalisht.. Kutinjo fillimisht shënoi një europgol, pastaj në 5 minutat e fundit Antony dhe Rodrigo kompletuan festen.

 

Në një tjetër sfide të rëndësishme Ekuadori dhe Peruja u ndanë në barazim 1 me 1, rezultat që kënaqi Ekuadorin pasi mbajti vendin e 3  dhe distancën 4 pikë pikërisht në raport me Perunë. Ururguaji nuk pati probleme ndaj Venezueles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *