Autoritetet braziliane po vijojnë operacionin e kërkimit për të gjetur të mbijetuarit nga shembja e digës të premten, ku për pasojë të paktën 40 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 të tjerë janë shpallur te zhdukur.
Pavarësisht se shpresat sa vijnë dhe zbehen, shërbimet e emergjencës janë duke punuar me helikopterë dhe makineri për heqjen e baltës në kërkim të të mbijetuarve.
Nxjerrja e trupave është vështirësuar edhe për shkak të terrenit të vështirë.
Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen e digës, gjatë kohës që dhjetëra minatorë ishin në pushimin e drekës. Vërshimi i baltës preku edhe banorë pranë vendit të ngjarjes. mendohet se gjithçka ndodhi shumë shpejt, dhe alarmi për mbrojtjen nga rreziku i digës, nuk kishte funksionuar.
Ndërkohë qindra brazilianë vullnetare janë bashkuar për t’iu ardhur në ndihmë autoriteteve.
Presidenti Hair Bolsonaro,pasi vizitoi zonën e prekur, njoftoi shkarkimin e tre ministrave. Ndërsa prokurori i përgjithshëm i Brazilit , krijoi një grup pune për të hetuar mbi tragjedinë.
Megjithatë autoritetet thonë se një kompani minierash, e cila ishte edhe përgjegjëse për mirëmbajtjen e digës, nuk kishte kryer ndërhyrje kohët e fundit, çka mendohet se dobësimi i saj solli edhe tragjedinë.





